Messi fiton Topin e Artë për të gjashtën herë

21:37 | 2 Dhjetor 2019

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar çmimin e Topit të Artë.

Argjentinasi arriti të mposhtë mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe rivalin Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte i pranishëm, transmeton portali arbresh.info.

Me këtë trofe, argjentinasi bëhet lojtari me më së shumti Topa të Artë të fituar në histori të futbollit.

Argjentinasi ka shënuar 51 gola dhe ka kontribuar me 22 asistime në 50 ndeshje në të gjitha garat për edicionin 2018/19.

Në vendin e dytë u rëndit Virgil van Dijk, ndërsa në të tretin Cristiano Ronaldo, derisa Sadio Mane zuri vendin e katër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara