Messi apo Ronaldo? Lampard zgjedh të preferuarin e tij

14:08 | 29 Tetor 2020

Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard i është bashkuar debatit për lojtarin më të mirë të historisë së futbollit.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe i Juventus-it, Cristiano Ronaldo garojnë me njëri-tjetrin që 15 vite dhe gjithmonë ekziston debati se cili prej tyre është numër një, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku anglez i është bashkuar këtij debati duke zgjedhur argjentinasin, por theksoi se gjërat që ka bërë portugezi janë të pabesueshme.

‘Do të shkoja me Messi-n në talentin e tij, por çfarë ka bërë Ronaldo ka qenë absolutisht e pabesueshme”, tha ai.

Dyshja pritet të përballen në dhjetor, meqenëse dje Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ndeshje shkaku që mbetet i prekur nga koronavirusi, derisa Barcelona triumfoi me rezultat 0 – 2./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara