Mendes: Cristiano Ronaldo do të shkruaj historinë në Juventus

21:22 | 14 Mars 2019

Agjenti Jorge Mendes thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe do të shkruaj historinë në Juventus.

Ronaldo ka fituar pesë tituj në Ligë të Kampionëve dhe katër prej tyre kanë ardhur gjatë pesë viteve në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.

Në mungesë të Ronaldos, Madridi u eliminua në fazën e 1/8-ës nga Ajaxi, ndërkohë që sulmuesi i Juventusit realizoi hat-trick duke eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

Ronaldo kështu barazoi rivalin e tij të vjetër Lionel Messin me tetë hat-trick’a në Ligë të Kampionëve, por Mendes nuk ka ndonjë dyshim se kush është më i mirë.

“Ai është lojtari më i mirë në histori të lojës dhe këtë e vërtetoi kundër Atletico Madridit”, ka thënë Mendes për Gazzetta dello Sport për klientin e tij. “Ai është një alien, ai bëri dallimin në Angli dhe Spanjë dhe njëjtë është duke ndodhur edhe në Itali”

“Pa të, Real Madridi nuk do të kishte fituar aq shumë, ai ishte duke drita kryesore dhe ai është lojtari më i mirë në histori të Real Madridit”

“Jam i sigurt se ai do të bëjë dallimin në Itali gjithashtu. Ai do të shkruaj historinë në Juventus”

“Cristiano është epik, i jashtëzakonshëm dhe hyjnor”

Juventusi do të mësojë rivalin e tyre në çerekfinale kur të hidhet shorti në Ligë të Kampionëve të martën./arbresh.info/