Memphis Depay afër largimit, alarmohet AC Milan

13:25 | 10 Maj 2020

Ylli i Lyon, Memphis Depay mund të largohet gjatë kësaj verë, pasi klubi nuk ka arritur të jetë në Evropa Ligë ose Ligën e Kampionëve.

Këtë e ka pranuar edhe presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, i cili është në dijeni se klubi francez në verë mund të humbasë sulmuesin, transmeton portali arbresh.info.

AC Milan që disa muaj është duke treguar interesim mjaftë të madh për 26-vjeçarin, të cilin provuan ta transferojnë edhe vitin e kaluar.

Aulas zbuloi se agjentët e lojtarit, i kanë thënë se nëse Lyon nuk është në Evropë, atëherë ai do largohet.

“Memphis me tha se do e diskutojmë situatën kur të rikthehet”.

“Agjentët e tij me thanë se nëse nuk marrim pjesë në Evropë në sezonin e ardhshëm, atëherë ai do largohet”, tha presidenti i Lyon.

Pos “Rosonerëve”, për shërbimet e holandezit kanë interesim edhe disa skuadra të mëdha.

Para lëndimit, Depay kishte shënuar 14 gola në 18 paraqitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara