Megan Rapinoe fiton Topin e Artë

21:24 | 2 Dhjetor 2019

Sulmuesja amerikane, Megan Rapinoe ka fituar çmimin e Topit të Artë nga kategoria e femrave për vitin 2019.

Megan arriti të fitojë me Kupën e Botës me Kombëtaren e Amerikës gjë që bëri të fitojë Topin e Artë, transmeton portali arbresh.info.

Në garë për këtë trofe ka qenë edhe Kosovare Asllani, e cila nuk arriti të hyjë në top 10.

Në vendin e dytë u rëndit Lucy Bronze derisa vendi i tretë shkoi për Alex Morgan./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara