Mediat angleze, 4 ekipe në garë për Hysaj

01:57 | 29 Prill 2017

Tabloidë të ndryshëm anglezë, mes të cilëve edhe Daily Star, raportojnë se 4 ekipe europiane janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Liverpool, Bayern Munchen, Atletico Madrid dhe Inter, janë ekipet që kanë vendosur emrin e shkodranit në listën e dëshirave të merkatos.

Hysaj është duke luajtur sezonin e tij të dytë te Napoli dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme.

Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut dhe ka arritur të përballojë me sukses kundërshtarë të nivelit të lartë, midis të cilëve edhe Cristiano Ronaldo.

Trajneri Sarri ka besim të plotë te mbrojtësi shkodran dhe napolitanët, vështirë se do të pranonin të hiqnin dorë nga shërbimet e tij, për një ofertë më të vogël se 20 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara