“Më të mirët në botë” – Tifozët anglezë të mahnitur nga “Dardanët”

13:23 | 11 Shtator 2019

Përderisa tifozët anglezë që ishin në shtëpi e shprehën habinë e tyre nga loja sulmuese e Kosovës në ndeshjen kundër Anglisë, ata që ishin në stadiumin u mahnitën nga tifozët e Kosovës në tribuna.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë, raporton Gazeta Express.

Përkundër që Kosova po pësonte disfatë 5:1 në fund të pjesës së parë, “Dardanët” nuk u ndalën asnjëherë duke festuar dhe duke e shfaqur mbështetjen e tyre për ekipin kombëtar. Kjo gjë i habiti tifozët e Anglisë.

“Duhet të them se tifozët e Kosovës ishin të mrekullueshëm. Shumë të zhurmshëm gjatë gjithë ndeshjes saqë mendojë se ata fituan kur përfundoi loja. Nuk do të kemi tifozë mysafirë në St. Mary’s për një kohë të gjatë pas kësaj”, shkroi Rob Price.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara