Me shumicë votash, shkarkohet kryetari i Federatës dhe i tërë Bordi Ekzekutiv

23:27 | 16 Shkurt 2020

Janë shkarkuar të gjitha organet ekzekutive të Federatës së Pingpongut të Kosovës, në krye me kryetarin Nehat Çitaku.

Vendimi u mor në Kuvendin e Punës së FPPK, ku u votua mocioni i mosbesimit.

Para se të aprovohej agjenda, klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha”, përfaqësuar nga delegati Jeton Beqiri, nga Ferizaji ka kërkuar që të vendoset në rend të ditës mocioni i mosbesimit për organet ekzekutive të FPPK-së dhe me shumicë votash është vendosur në rendin e ditës, thuhet në njoftimin e FPPK.

Fillimisht u raportua për punën 1 vjeçare të FPPK-së, ku me shumicë votash u aprovua puna e mirë e bëre gjatë vitit 2019. Pika e radhës ajo e raportimit financiar, pas vendosjes per aprovim nuk u votua nga delegatët, dhe pas mbajtës së fjalimit nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, cili ndjeki nga afer punimet, tregoi pasojat e mos votimit të raportit financar, ku tha se nuk ka baze te mos aprovohet raporti. Delegatët ndëruan mendje pasi kuptuan se nuk kane arsye te mos e votojne dhe aprovuan raportin financiare me disa vërejtje te vogla.

Gjatë punimeve u diskutuan edhe konsekuencat në rast të votimit të mocionit të mosbesimit në këtë fazë, ku udhëheqësit e FPPK ka arritur të fitojë përkrahje për projekte të rëndësishme nga federata ndërkombëtare e pingpongut por kjo nuk eshte marr parasysh nga delegatët.

Pika fundit e rendit të ditës ishte votimi i mocionit të mosbesimit, ku pas elaborimit të pasojave që mund t’i ketë federata në këtë periudhë në rast të aprovimit, u hodh në votim dhe me shumicë votash u vendos mocioni.

Kuvendaret përzgjedhën një komision të përkohshëm udhëheqës deri në kuvendin e jashtëzakonshëm i cili duhet të mbahet brenda 30 ditësh.

Fillimisht mbajtën fjalim rasti mysafirët nga federata botërore dhe ajo evropiane ku përshëndetën të pranishmit dhe përgëzuan udhëheqësit e FPPK-së për avancimin dhe promovimin e sportit të pingpongut në Kosovë si dhe uruan punime të mbara në kuvend.

Zv. Presidentja e ITTF znj Petra Sörling u shpreh se ITTF ndjek vazhdimisht aktivitetet e shumta te federates së pingpongut të Kosovës si dhe është e kënaqur me progresin që ka shënuar federata në vitet e fundit, si dhe ofroi mbështetjen e ITTF-it për realizimin e Akademisë Regionale të Pingpongut ide kjo e propozuar nga Kryetari Nehat Çitaku dhe delegati Kastriot Orana gjatë kongresit të ETTU-së në Nantes të Francës.

Ndersa z. Ivo Goran Munivrana, i dyti i ETTU-së uroi punime të mbara për kuvendarët si dhe potencoi se FPPK ka shënuar progres në zhvillimin dhe avancim e pingpongut në Kosovë, ai krahasoi edhe Kosovën me Kroacinë, shtet nga ai vjen, ku tha se federata juaj me punën e bëre është duke shënuar progres e fatkeqësisht këtë nuk po e bën Kroacia e cila viteve te fundit ka regres.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara