Mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës

14:41 | 30 Nëntor 2020

Janë mbyllur tashmë pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Lideri Ballkani e mbylli 45 minutëshin e parë me epërsi prej 2:1 ndaj Arbërisë.

Blendi Baftiu e kaloi ekipin Portokalli në epërsi me golin e realizuar në minutën e tetë.

Kurse, për 2:0 shënoi sulmuesi në super-formë, Mirlind Daku në minutën e 35-të, shkruan Gazeta Express

E golin e vetëm për momentin për mysafirët e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 40-të.

Ndërkohë, në duelin tjetër që po luhet sot në mes të Drenicës dhe Llapit, në pjesën e parë nuk kishte gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara