Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Harry Maguire: Kosovë faleminderit për pritjen e mrekullueshme

22:07 | 17 Nëntor 2019

Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë ka falënderuar “Dardanët” për pritjen e mrekullueshme që i kanë ofruar në Prishtinë.

Harry Maguire ishte pjesë e skuadrës së Anglisë për ndeshjen e fundit të xhiros së kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.

Anglia u largua me një fitore të thellë 0 me 4 nga Prishtina për të marrë kreun e tabelës në Grupin A.

Mbrojtësi i Manchester United ka thënë se ishte kënaqësi ndeshja ndaj Kosovës duke falënderuar të gjithë për pritjen.

“Kosova, ishte një kënaqësi – faleminderit për pritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Paçi fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.

Maguire luajti për plotë 90 minuta në përballjen e sotme (e diele) në kryeqytet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara