Martinez: Jam më i mirë se Leno

17:22 | 12 Shtator 2019

Portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez thotë se e meriton të jetë bartësi i fanellës me numër 1 në klub.

Martinez duket se ka thumbuar bashkëlojtarin e tij Bernd Leno pasi pretendoi se është edhe më i mirë se ai, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur për Arsenal En America, Martinez tha:

“Ai (Leno) ka më shumë ndeshje profesionale se unë, por sa i përket kualitetit unë jam baras ose më i mirë se ai”

“Qëllimi im është për të arritur te skuadra kombëtare e Argjentinës, unë kam cilësi”

“Më duhet të luaj vetëm pak. Dua të bëjë minuta më shumë, të kem një sezon të mrekullueshëm, të jem numri 1 te Arsenali dhe të kem shans për të luajtur në Kupë të Amerikës 2020”, shton Martinez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara