Martial largohet nga Manchester United?

17:51 | 16 Prill 2018

Vera e vitit 2018 mund të jetë për Anthony Martialin.

Sulmuesi francez mund të vendosë të largohet nga Manchester United pas qëndrimit tre vjeçar.

Martial nuk është i kënaqur me situatën e tij te Manchester United, ku ka humbur vendin sidomos pas ardhjes së Alexis Sanchez.

Për francezin e ri interesim të madh ka shprehur Juventusi, por së fundi interesim ka edhe nga Bundesliga.

Mediet në Gjermani raportojnë e Bayern Munich mund t’i plotësojë kërkesat e Martial për të transferuar në ‘Allianz Arena’.

Shpërndaje në rrjete sociale