Martial ka disa fjalë të mira për Pogban

16:40 | 11 Shkurt 2019

Anthony Martial nuk e ka mbajtur të fshehur admirimin e tij për shokun e skuadrës Paul Pogba.

Anësori i Manchester United, Martial, ka lëshuar disa lëvdata për shokun e tij të skuadrës tek United dhe tek kombëtarja e Francës, Paul Pogba.

Sulmuesi francez ka vlerësuar lart aftësit e Pogbas, dhe ka thënë se pret që mesfushori të përmirësohet akoma.

“Paul është Paul, ai ka një sasi të madhe të kualiteteve” ka thënë fillimisht Martial, transmeton lajmi.net.

“Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Mendoj se ai do të përmirësohet akoma” ka thënë tutje anësori i United.

Të dy Martial dhe Pogba kanë pasur ngecje në fillimin e këtij edicioni, duke mos u përshtatur në taktikat e Mourinhos.

Por, që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në krye të skuadrës, lojtarët janë kthyer në dyshen kryesore të formacionit.

Shpërndaje në rrjete sociale