Marotta: Nuk do të ketë transferime

22:12 | 29 Janar 2018

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë transferim tjetër para përfundimit të afatit kalimtar.

Bianconerët nuk kanë tendencë të bëjnë biznes në janar, por është spekuluar se ata mund të sjellin një anësor të ri pasi Juan Cuadrado ka nevojë për një operacion pas lëndimit të tij.

Është edhe vet Marotta që ka konfirmuar se Zonja e Vjetër nuk pritet të përforcohet në këtë afat kalimtar.

“Ne jemi mirë, siç jemi”, ka këmbëngulur Marotta, duke folur për mediumin RMC Sport.

“Nuk ka ndërhyrje për t’u bërë në afat kalimtar, madje edhe me Cuadradon jashtë”.

“Riccardo Orsolini? Ai do të qëndrojë në Atalanta”, shtoi Marotta.

Marotta u pyet gjithashtu për mendimet e tij mbi Federatën Italiane të Futbollit [FIGC], pasi delegatët nuk arritën të zgjedhin një President të ri.

“Pashë se si shkoi. Kjo është një ditë që përfaqëson një humbje për futbollin italian. Është një ditë e zezë”, përfundoi menaxheri i Juventusit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara