Maribor shkatërrohet nga Liverpooli, tjetër gol nga Firmino

22:03 | 17 Tetor 2017

Liverpooli është duke shkatërruar NK Mariborin.

“Redasat” kanë krijuar një epërsi të thellë prej pesë golave në ndeshjen si mysafirë kundër NK Mariborit, shkruan portali arbresh.info.

Roberto Firmino ka shënuar golin e dytë personal në minutën e 54′ të ndeshjes për 5 me 0 pas atij të epërsisë në minutën e 4′.

Mohammed Salah ka realizuar gjithashtu dy gola (39′) (19′), ndërsa autori i golit tjetër është Philippe Coutinho (13′).

Ndeshja është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në Grupin E në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara