Maribor 0:7 Liverpool, notat e lojtarëve

23:07 | 17 Tetor 2017

Maribori është shkatërruar nga Liverpooli mbrëmjen e sotme (e martë).

Gjiganti anglez ka fituar me rezultat të thellë 0 me 7 në ndeshjen si mysafirë në kuadër të xhiros së tretë në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Mariborit, shkruan portali arbresh.info.

Philippe Coutinho, i cili realizoi një herë dhe krijoi dy asistime, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Shënjestra e Barcelonës në merkaton e fundit verore është vlerësuar me notën maksimale – 10.

Firmino me dy gola dhe një asistim është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë (9.9), ndërsa Salah me dy gola dhe një asistim është vlerësuar gjithashtu me notë të ngjashme (9.9).

Mbrojtësit e Mariborit, Suler dhe Viler janë lojtarët me notat më të dobët (4.9)./arbresh.info/

Maribor 07 Liverpool, notat e lojtarëve
Maribor 07 Liverpool, notat e lojtarëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara