Maradona: Portugalia e varur nga Cristiano Ronaldo

09:08 | 24 Qershor 2016

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona beson që Portugalia është shumë e varur nga kapiteni Cristiano Ronaldo duke shtuar që ata do ta fillojnë fazën e ardhshme në Kampionatin Evropian 2016 si humbës kundër Kroacisë.

“Portugalia është shumë e varur në Ronaldon”, tha Maradona, transmeton portali arbresh.info. “Ai ishte fenomenal kundër Hungarisë, por ata kanë gjysmën e forcës nëse ai nuk është në formë dhe kroatët do të shfrytëzojnë atë”.

“Ai duhet të kërkojë për hapësirë pasi shanset e suksesit të Portugalisë varen nga forma e tij”.

“Ata gjithashtu duhet të mbushin vrimat në mesfushë dhe mbrojtje sepse ato janë zonat ku gabimet mund t’i eliminojnë. Kroacia starton si favorit”.

Portugalia është kualifikuar në rundin e 16 si njëri nga vendet e treta më të mira edhe pse nuk ka fituar asnjë ndeshje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara