Mandzukic në negociata të avancuara me Los Angeles

21:41 | 13 Shtator 2019

Mario Mandzukic është në negociata të avancuara për transferim në Los Angeles FC nga Juventusi.

Sulmuesi është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e së shtunës në udhëtim ndaj Fiorentinas për shkak se është në pritje të mundësisë për transferim, transmeton portali arbresh.info.

Teksa ofertat nga Katari kanë qenë ekstravagante, veçanërisht nga Al- Gharafa, La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato insistojnë se lojtari nuk është i interesuar.

Oferta që me të vërtetë ka ngjallur interesim te Mandzukic është ajo nga MLS dhe veçanërisht nga klubi Los Angeles FC.

Bazuar në ekspertin e Sky Sports Italia, Gianluca Di Marzio, kroati dëshiron të transferohet te Los Angeles./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara