Mancini: Shaqiri do të jetë shumë i rëndësishëm për Interin

22:05 | 22 Maj 2015

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka folur për futbollistin kosovar Xherdan Shaqiri.

Siç dihet kosovari nga Zhegra e Gjilanit u transferua nga Bayern Muncheni në Inter. Mancini, ka thënë se në të ardhmen Shaqiri do të jetë shumë i rëndësishëm për Interin.

“Jemi të kënaqur që e kemi Shaqirin në skuadër. Edhe ai sikurse Santon ka pasur një rënie të formës, pasi ka luajtur pa u përgatitur maksimalisht. Në të ardhmen Shaqiri do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë  Mancini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara