Manchester United ofron 90 milionë euro për yllin e Real Madridit

11:30 | 22 Nëntor 2020

Manchester Unitedi ka dërguar ofertën e parë me vlerë 90 milionë euro për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Francezi shpesh herë ka qenë lojtari çelës në fitoren e “Los Blancos” edhe pse forma e tij disa herë nuk ishte në nivelin e lartë, përcjellë lajmi.net.

Sipas Don Balon, Unitedi ka ofruar 90 milionë euro për Varane dhe mendon se kjo ofertë do i mjaftojë gjigantit spanjoll ta lejojë të largohet.

“Djajtë e Kuq” e shohin Varane si lojtari adekuat për mbrojtje, repart në të cilin janë duke hasur probleme të shumta.

Sidoqoftë, thuhet se Varane është i pashitshëm për Realin dhe kjo ofertë mund të refuzohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara