Manchester United kërkon këndelljen në Newcastle

20:15 | 17 Tetor 2020

Manchester United ka udhëtuar sonte në Newcastle ku pritet që të luajë kundër Newcastle United

Manchester vjen pas një serie të dobët ku nga tri ndeshje ka vetëm tri pikë, kurse Newcastle ka treguar një ecuri të mirë duke tubuar shtatë pikë nga 4 ndeshje.

Edhe në këtë ndeshje Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka angazhuar nga minuta e parë Danny van de Beek, e as Edinson Cavanin, një blerje e fundit kjo në fund të afatit kalimtar.

Sulmit të United do t’i prijë Rashford që do të asistohet nga Mata dhe James si dhe Fernandes që do të luajë pas tyre. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Newcastle United

 

Manchester United

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara