Manchester United i prinë garës për Sanchon

09:57 | 26 Mars 2020

Manchester Unitedi është duke i prirë garës për ta rrëmbyer talentin e mrekullueshëm të Borussia Dortmund, Jadon Sancho, sipas Mirror.

Për Sanchon është duke u bërë garë e nxehtë mes gjigantëve anglezë, Liverpooli, Chelsea dhe United, transmeton Gazeta Express.

Por përveç tyre, interesim për të kanë shfaqur edhe rivalët e El Clasicos, Real Madridi dhe Barcelona.

Problemi kryesor për sigurimin e shërbimeve të anësorit anglez është çmimi i lartë që Dortmundi e kërkon për të, 130 milionë euro.

Por sipas Mirror, Unitedi është i gatshëm ta pranojë çmimin e kërkuar nga Dortmundi dhe ta sigurojë transferimin e tij në verë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara