Manchester United-i humbë durimin me Sancho-n, vendos ta huazojë Bale

09:20 | 15 Shtator 2020

Manchester United-i është duke provuar të huazojë sulmuesin e Real Madrid-it, Gareth Bale.

Sipas Sun Sport, “Djajtë e Kuq” kanë humbur durimin me yllin e Borussia Dortmund-it, Jadon Sancho, andaj duan huazimin e uellsianit, transmeton portali arbresh.info.

Real-i është i hapur që ta largojë Bale, vetëm që të shpëtojë nga pagat e tij të larta.

Sidoqoftë, në mënyrë që Bale të kalojë në “Old Trafford” duhet që të pranojë zvogëlimin e pagesës, i cili është kusht i domosdoshëm.

Bale gjithashtu është i hapur për kalimin të gjiganti anglez, por nuk dihet nëse do pranojë zvogëlimin e pagesës.

United-i është afër që të transferojë edhe mbrojtësin e Real-it, Sergio Reguilon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara