“Manchester United-i duhet të transferojë Kalidou Koulibaly-n”

12:01 | 15 Shtator 2020

Legjenda e Manchester United-it, Ian Wright beson se klubi mund të përmirësohet vetëm duke e transferuar qendërmbrojtësin e Napoli-t, Kalidou Koulibaly.

“Djajtë e Kuq” kanë bërë vetëm një transferim deri me tani, duke nënshkruar me yllin e Ajax-it, Donny van de Beek, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Solskjaer dëshiron edhe tri transferime, derisa kërkon një qendërsulmues, një mbrojtës të krahut të majtë dhe një sulmues të krahut të djathtë.

Por, Wright beson se më i përshtatshëm do ishte transferimi i Koulibaly-t për të sfiduar për titull.

“Kemi parë që transferimi i Fernandes ndryshoi tërë Manchester United-in. Për mua, mbrojtja është ende e dobët”.

“Jemi duke dëgjuar që City e do Koulibaly-n, por United duhet të provojë të arrijë marrëveshje”.

“Nëse dëshiron t’i sfidosh Liverpool-in dhe City-n, duhet të jesh shumë më i fortë. Nuk janë ende shumë të fortë”, deklaroi ai.

City shihet si favoriti kryesor për transferimin e Koulibaly-t, për të cilin pritet të paguajnë rreth 70 milionë euro./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara