Manchester United futet fuqishëm në garë për Van de Beek

11:29 | 14 Dhjetor 2019

Donny Van de Beek mund të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori holandez është duke u kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira me fanellën e Ajaxit.

Van de Beek ishte pranë transferimit te Real Madrid në verë, por në fund marrëveshja mes dy klubeve dështoi.

Los Blancos nuk janë dorëzuar dhe synojnë afrimin e lojtarit në janar, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Manchester United.

Djajtë e Kuq po mendojnë ta afrojnë holandezin në skuadër dhe mediat angleze kanë zbuluar edhe ofertën që është nisur drejt Ajaxit.

Gjiganti anglez ka ofruar 55 milionë euro për holandezin 22-vjeçar dhe kjo ofertë po shqyrtohet nga Ajax.

Gjithashtu në garë për lojtarin mbetet edhe Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund e Inter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara