Manchester United arrin marrëveshje me Lyon për Moussa Dembele

12:25 | 14 Maj 2020

Manchester United ka arritur marrëveshje me Lyon për ta transferuar sulmuesin Moussa Dembele.

Francezi është i lidhur me kalimin në Premierë Ligë, derisa Arsenal, United dhe Cheslea kanë interesim, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Fichajes, “Djajtë e Kuq” e kanë fituar garën dhe do paguajnë 62 milionë euro për shërbimet e Dembele.

23-vjeçari ka qenë në formë të mirë këtë sezon në Ligue 1 duke shënuar 22 gola dhe kontribuar me shtatë asistime.

United është duke u munduar që ta mbyll marrëveshjen brenda fundit të majit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara