Manchester United 2:2 Arsenal, notat e lojtarëve

23:33 | 5 Dhjetorë 2018

Derbi i madh në Angli mes Manchester United dhe Arsenalit ka përfunduar baras.

Gjigantët në Premierë Ligë kanë ndarë pikët në takimin e zhvilluar në Old Trafford në kuadër të xhiros së 15-të që përfundoi me rezultat 2 me 2, shkruan portali arbresh.info.

Shkodran Mustafi (26′) dhe Alexandre Lacazzatte (68′) realizuan golat për skuadrën nën udhëheqjen e Unai Emery, ndërsa golat për mysafirët i shënuan Anthony Martial (30′) dhe Jessie Lingard (69′).

Mesfushori i “Djajve të Kuq”, Ander Herrera është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes (8.0).

Te skuadra e “Topçinjve” lojtari me notën më të lartë është Lucas Torreira (7.6), ndërsa ylli shqiptar është vlerësuar me notën 7.2.

Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i nikoqirëve, Marcos Rojo (5.0)./arbresh.info/

Manchester United 2:2 Arsenal, notat e lojtarëve