Manchester City sytë ka Samuel Umtiti

09:00 | 9 Dhjetor 2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është i lidhur me një transferim në Manchester City në afatin e janarit.

Umtiti gjatë tërë sezonit të kaluar ka vuajtur nga një lëndim në gju dhe klubi po provon shitjen e tij, transmeton portali arbresh.info.

Get Football News France, beson që Manchester City po provon të transferojë francezin në afatin dimëror, pasi Aymeric Laporte është duke vuajtur nga një lëndim në gju dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Umtiti këtë sezon ka luajtur vetëm katër ndeshje, derisa sezonin e kaluar për gjigantin blaugranas ka luajtur 23 ndeshje dhe i ka ndihmuar Francës për të fituar Kupën e Botës.

Mirëpo, për momentin ka humbur vendin në Kombëtaren e Francës, pasi trajneri Didier Deschamps po preferon që Clemen Lenglet, njëkohësisht ish bashkëlojtari i Umtitit të luajë në formacionin e parë.

Në garë për francezin janë edhe dy klubet e tjera angleze Chelsea dhe Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara