Manchester City shton interesimin për Koulibaly-n

22:59 | 29 Qershor 2020

Manchester City është tejet i interesuar për mbrojtësin e Napoli-t, Kalidou Koulibaly, edhe pse kartoni i lojtarit kushton 100 milionë euro.

Sipas Calciomercato, Pep Guardiola e do me patjetër senegalezin në “Etihad” në sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Liverpool që disa muaj ka interesim për Koulibaly, mirëpo nuk do paguajnë mbi 70 milionë euro dhe presidenti i Napoli-t, nuk mendon të nis negociatat nëse s’paguhen 100 milionë euro.

Koulibaly ka kontratë me “Napolitanët” deri në vitin 2023, derisa thuhet se është i hapur për largimin gjatë verës.

United gjithashtu ka treguar interesim më herët, mirëpo kanë kthyer fokusimin të ndonjë lojtar tjetër.

Nëse Koulibaly shitet, atëherë Napoli do e zëvendësojë me Nikola Milenkovic të Fiorentinës ose Gabriel-in e Lille-s./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara