Manchester City gjen zëvendësuesin e Sane-s, vihet pas Grealish

19:46 | 29 Qershor 2020

Manchester City do provojë të transferojë kapitenin e Aston Villa-s, Jack Grealish sapo të shesin sulmuesin Leroy Sane, te Bayern Munich.

Rivali lokal i “Qytetarëve”, Manchester United që një kohë të gjatë është i interesuar për Grealish, por nuk ka para për të realizuar, shkaku që Jadon Sancho mbetet objektivi kryesor, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri Pep Guardiola, është admirues i madh i 24-vjeçarit dhe e cilëson si një ndër lojtarët më të mirë në ligë, andaj e sheh si pasuesi adekuat i Sane-s.

Sipas Telegraph, City pasi ta shesë gjermanin në “Anfield”, do provojë ta sjellë Grealish në “Etihad”.

Nga shitja e Sane, City do fitojë rreth 50 milionë euro, kurse kartoni i anglezit kushton rreth 35 milionë euro./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara