Man Utd rikthehet në garë për mbrojtësin e Real Madridit?

11:14 | 14 Shtatorë 2018

Manchester United pritet të bëjë një rikthim në merkaton e muajit janar në garën për shërbimet e mbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane.

Bazuar në raportet e mëparshme, United dështoi me ofertën prej 100 milionë funta për mbrojtësin francez në ditën e fundit të merkatos së transferimeve në gusht, transmeton portali arbresh.info.

Në muajin maj, raporte të ndryshme kanë pretenduar se Varane synonte transferimin në Premierë Ligë dhe Manchester United ishte destinacioni i tij i preferuar pasi kishte punuar me Jose Mourinhon kur ishte trajner në Real Madrid.

Fituesi i Kampionatit Botëror është njëri nga top mbrojtësit qendror të Real Madridit dhe i rezultat i kësaj, do të jetë e vështirë për skuadrën në Bernabeu që të lejoj largimin e tij me lehtësi.

Jose Mourinho tentoi për të nënshkruar me një mbrojtës qendror gjatë merkatos së fundit verore, por nuk arriti të siguroj shënjestrat e tij për shkak të mbështetjes së zëvendëspresidentit të United, Ed Woodward./arbresh.info/