Man Utd po e konsideron transferimin e Amad Traores

19:57 | 16 Shtator 2020

Djajtë e kuq e shohin sulmuesin anësor si alternativë e Sanchos

Manchester United janë duke konsideruar një transferim të sulmuesit të krahut të Atalantas, Amad Traore, raportoi sonte Manchester Evening News.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer duket se po e kërkon sulmuesin e Bregut të Fildishtë si një alternativë për Jadon Sancho, të cilin Djajtë e Kuq vazhdojnë të insistojnë për të.

Unitedit raportohet se i është thënë se Traore nuk do të jetë një blerje e lirë si mendojnë ata, por që skuadra e Premier Ligë ka vënë kontakte me ta. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara