Man Utd fiton garën për talentin 16 vjeçar

16:38 | 7 Dhjetor 2018

Manchester United ka mposhtur Juventusin dhe Paris Saint Germainin në garën për të nënshkruar me talentin Noam Emeran.

Sulmuesi 16-vjeçar ka shkëlqyer te skuadra e të rinjve të Amiens në Francë pavarësisht se skuadra kryesore qëndron në pozitën e 19-të në tabelën e Ligës 1, transmeton portali arbresh.info.

Emeran ka qenë subjekt i një interesimi madhështor nga PSG, Juventusi dhe Valencia gjatë muajve të fundit. Por, bazuar në një raport nga uebfaqja franceze ‘RMC’, Manchester United ka fituar garën për sulmuesin e talentuar.

Burimi i lartpërmendur pretendon se pavarësisht moshës së sulmuesit, Amiens beson se ata mund të pranojnë 10 milionë euro nga ylli – 2 milionë para të gatshme dhe pjesa e tjetër bonuse.

Emeran thuhet se ka arritur një marrëveshje me skuadrën që është duke pasur probleme të shumta në Premierë Ligë dhe United tani duhet të bie thjeshtë dakord edhe me Amiens./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara