Maldini me deklaratë interesante në luftën për titull

16:38 | 13 Mars 2018

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, beson se Milani është mbase më i miri në mesin e atyre që luftojnë për vend të katërt në Serie A, si dhe i ka bërë thirrje Napolit të mos dorëzohet në luftë për titull.

Maldini ka folur për Sky Sports në lidhje me Serie pas një ceremoni ku atij iu dedikua një pllakë në Walk of Fame.

“Pas një fillimi të vështirë, Milani mbase është më i miri në mesin e klubeve që e ndjekin vendin e katërt”, ka thënë Maldini.

“Prandaj mendoj se është e drejtë për ta të mendojnë se mund të futen në Ligë të Kampionëve sepse rezultatet e caktuara vijnë vetëm duke besuar. Kjo do të thotë se duhet të luftosh deri në fund për çdo mundësi”, ka shtuar ai.

Ai thotë se e njëjta vlen edhe për titullin në Serie A.

Shpërndaje në rrjete sociale