Majlinda Kelmendi: Jam ambasadorja më e mirë e Kosovës

18:28 | 11 Korrik 2019

Majlindja Kelmendi ka dërguar një mesazh mjaftë të fuqishëm sa i përket barazisë gjinore në sport.

Duke folur së fundmi për Kanalin Olimpik, xhudistja e njohur kosovare ka theksuar faktin se në vendin tonë ende shumica mendojnë se xhudo si sport i takon më shumë gjinisë mashkullore por shton kjo nuk e ka ndalur atë dhe se ajo është ambasadorja më e mirë e Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

“Të jem e sinqertë, në Kosovë është ende një përqindje e madhe e njerëzve që mendojnë ndoshta se xhudo është një sport më shumë për meshkuj dhe kjo nuk më pëlqen aspak sepse unë jam një femër dhe bëjë xhudo dhe mendoj se jam ambasadorja më e mirë për Kosovën”, ka thënë fillimisht kampionia olimpike.

“Pra, unë bëjë xhudo dhe jam një femër, prandaj unë mendoj se ia kam shfaqur atyre se edhe nëse jeni femër ju mund të bëheni kampione, ne mund të jemi të forta, ne mund të bëjmë gjëra të vështira por besoj se kjo është duke u përmirësuar dita ditës dhe jam shumë e lumtur ku shoh në tapet vajza të ndryshme nga religjione të ndryshme dhe jam e lumtur kur turma i pranon ato, pa marrë parasysh se kush janë ose nga vijnë”

“Kjo do të thotë shumë për mua dhe mendoj se po bëhet gjithmonë më mirë dhe Federata e Xhudos Ndërkombëtare, gjithashtu edhe Federata Evropiane janë duke punuar direkt në këtë, prandaj mendoj se është shumë më mirë tani”, përfundon Majlinda./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara