Lyon nuk pranon të luaj kundër Juventus-it me 7 gusht

15:49 | 10 Maj 2020

Lyon ka refuzuar të luaj ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Juventus-it në datën 7 gusht.

Data ishte publikuar para disa ditëve dhe u konfirmua nga presidenti Jean-Michel Aulas, por klubi ka refuzuar këtë mundësi, transmeton portali arbresh.info.

“Olympique Lyon do ta bëjë të qartë se data e ndeshjes Juventus-OL, në Ligën e Kampionëve, ende nuk është caktuar”.

“Data për raundin e 16-të ende nuk është konfirmuar, dhe presim vendimin direkt nga UEFA”.

“Gjithashtu jemi duke pritur finalen e Kupës së Francës, e cila zhvillohet në ditët e para të gushtit, e cila na lejon me dallim nga skuadrat e tjera, të përgatitemi për këtë pjesë të sezonit”, ishte njoftimi i klubit francez.

Kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi me rezultat të ngushtë 1 – 0, në të mirë të Lyon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara