Lushtaku tregon arsyet e humbjes së Drenicës, godet keq krerët e klubit

16:11 | 3 Qershor 2020

Ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, mendon se tek disfata e kuqezinjve nga Skenderaj, kanë ndikuar shumë faktor.

Drenica u mund nga Prishtina, me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, rezultat ky është i vështirë për tu përmbysur në sfidën e kthimit që do të luhet në “Bajram Aliu”.

Lushtaku në një bisedë për Gazeta-TOPI, akuzon drejtuesit e klubit të Drenicës. Sipas tekniku drenicas, aktualisht Drenica nuk ka kryesi, madje, sipas tij, klubi udhëhiqet nga dy njerëz që sipas Lushtakut nuk e meritojnë të jenë në krye të klubit.

Madje, ai thotë aty është djali i kryetares, e që sipas Lushtakut nuk e ka vendin aty. Lushtaku ka akuzuar edhe Ramiz Shalën.

“Sa i përket humbjes nga Prishtina kanë ndikuar shumë faktor”, tha Lushtaku.

“Sipas mendimit tim, klubi nuk ka kryesi apo janë dy njerëz, edhe djali i kryetares, dhe më të vërtetë nuk e meriton klubi i Drenicës të udhëhiqet në këtë mënyrë, sepse organizmi është në pikë më të ulët apo në pikë zëro”, theksoi Lushtaku.

“Ndërsa në ndeshjen me Prishtinën, problemi kryesor ku ka çaluar Drenica është së ekipi është i papërgatitur fizikisht dhe se nuk e ka as fizionomin e sezones vjeshtore, dhe jo vetëm në këtë ndeshje, por në gjitha takimet që i ka zhvilluar në pranverë. Ne tri ndeshjet e para i ka pësuar 10-të gola, e kur ja shtojmë edhe tri golat kundër Prishtinës, atëherë problemi është së nuk ka disiplinë brenda lojtarëve dhe si duket ka probleme të mëdha brenda stafit dhe lojtarëve”.

“Sa të është Ramiz Shala që përzihet në klub nuk priten ditë të mira për KF Drenicën. Mendoj se edhe kryetarja ka ardhur në krye të klubit në momentin dhe kohën jo të duhur”, ka përfunduar Lushtaku.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara