Lushtaku: Këto ekipe kanë përparësi për titull

16:49 | 15 Shkurt 2017

Futbolli kosovar do të rikthehet në aksion për pak ditë, raporton Arbresh.info.

Me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës që zhvillohen në këtë fundjavë, rinis edicioni i ri i garave kurse më 25 shkurt nisin ndeshjet e Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Klubet kosovare janë diku ia dhënë dorën e fundit të përgatitjeve derisa trajneri Tahir Lushtaku, në një prononcim për Arbresh.info e komenton kështu nisjen e kampionatit. “Mendoj se Trepça ’89 dhe Feronikeli dhe Prishtina kanë bërë një punë shumë të mirë duke udhëtuar në Turqi dhe kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese me ekipe të njohura, ndërsa ekipet tjera që kanë qenë në Shqipëri, kryesisht janë ndeshur në mes veti. Mendoj se përgatitjet më të suksesshme i kanë bërë Trepça ’89 dhe Feronikeli”, deklaroi Tahir Lushtaku për Arbresh.info.

Tutje, ish-trajneri i Drenicës komentoi edhe luftën për titullin kampion. “Gjasat më të mëdha i kanë Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina, me gjasë është edhe Llapi. Mendoj se lufta e madhe do të zhvillohet në mes Niklit dhe Trepçës ’89 që kanë ekipe të kompletuara në të gjitha aspektet”, shtoi Lushtaku.

“Do të jenë shumë të rëndësishme pesë xhirot e para. Ekipet që do të tubojnë më shumë pikë, do të kenë shumë më shumë përparësi. Shpresoj se do të zhvillohet një stinor i suksesshëm, më futboll të mirë dhe ku do të dominojë ‘fer-play’”, përfundoi Tahir Lushtaku. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara