Lukaku: Conte më tha se isha plehrë

21:58 | 24 Janar 2020

Romelu Lukaku ka zbuluar detaje interesante lidhur me raportet e tij me Antonio Conte.

26 vjeçari ka bërë të ditur se Conte është duke marrë maksimumin nga ai, edhe pse me një çasje pak më ndryshe.

Lukaku ka zbuluar se si Conte e kishte quajtur atë një plehrë, para gjithë lojtarëve të Inter.

“Më kujtohet një nga ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve, kundër Slavia Prague, kur unë luajta shumë keq”ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.

“Ai më tha se isha plehrë dhe se do të më nxirrte nga loja pas pesë minutave nëse do të vazhdoja ashtu” ka zbuluar tutje belgu.

“Pas pak ditësh, ne luajtëm derbin e Milanos dhe unë luajta një nga ndeshjet më të mira të sezonit” ishin fjalët e ish anëtarit të Man Utd.

Lukaku është kthyer në një prej sulmuesve më të mirë në Evropë aktualisht, nën urdhrat e Antonio Conte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara