Luka Jovic prezantohet në Bernabeu nga Real Madridi

13:41 | 12 Qershor 2019

Luka Jovic ka nënshkruar kontratën e tij te Real Madridi dhe ka pozuar me fanellën ikonike të klubit për herë të parë gjatë prezantimit pasditen e sotme (e mërkurë) në Bernabeu.

Sulmuesi serb finalizoi transferimin e tij për 62 milionë funta nga Frankfurti në fillim të këtij muaji dhe tani është konfirmuar zyrtarisht si një lojtar i Realit, transmeton portali arbresh.info.

Jovic ka vendosur lapsin në një kontratë gjashtë vjeçare me klubin gjigant në Spanjë duke u bërë lojtari i tyre i katërt më i shtrenjtë, prapa Cristiano Ronaldos, Gareth Bales dhe Eden Hazardit.

Jovic u prezantua në zonën presidenciale në Bernabeu, ashtu siç shfaqin pamjet e transmetuara në Real Madrid TV.

Ai mbajti në duar një fanellë të cilës i mungoi numri derisa ishte i shoqëruar me presidentin Florentino Perez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara