Luka Jovic arrinë në Madrid për teste mjekësore

12:17 | 12 Qershor 2019

Lojtari më i ri te Real Madridi, Luka Jovic sapo arritur në kryeqytetin spanjoll derisa vazhdon përgatitjet për kryerjen e testeve mjekësore dhe prezantimit në Santiago Bernabeu.

Jovic ka arritur mbrëmjen e së martës në Madrid dhe do të jetë përforcimi i parë që do të prezantohet para medieve këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Derisa po shkruajmë, ai është duke iu nënshtruar testeve mjekësore te stafi mjekësor i Real Madridit.

21-vjeçari ka arritur në klub pas golit të shënuar kundër Serbisë kundër Lituanisë duke u rikthyer nga disfata tronditëse 5 me 0 kundër Ukrainës.

Prezantimi i tij në Bernabeu fillon në ora 13:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara