Luka Doncic vendos dy rekorde të reja në NBA

13:51 | 7 Mars 2020

Basketbollisti slloven, Luka Doncic ka vendosur dy rekorde të reja në fitoren e klubit të tij Dallas Mavericks përballë New Orleans Pelicans në NBA.

Në ndëshjen e zhvilluar në Konferencën Perëndimore, Mavericks fitoi me rezultatin 127-123 në kohën shtesë pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 112-112.

Me 30 pikë, 17 kërcime dhe 10 asistime, Doncic shënoi triple-double për herë të 22-të këtë sezon, duke e thyer rekordin e ish-yllit të basketbollit Jason Kidd dhe duke u bërë lojtari me më së shumti triple-double në Mavericks brenda një sezoni.

Po ashtu, Doncic arriti të hyjë në mesin e pak basketbollistëve të cilët kanë shënuar dhjetë herë triple-double me mbi 30 pikë. Gjatë historisë së NBA-së, këtë rekord e kanë shënuar vetëm Oscar Robertson, Michael Jordan, James Harden dhe Rusell Westbrook.

Rezultatet e ndeshjeve:
Milwaukee Bucks-Indiana Pacers: 119-100

Cleveland Cavaliers-Boston Celtics: 106-112

Detroit Pistons-Oklahoma City Thunder: 107-114

Miami Heat-Orlando Magic: 116-113

New York Knicks-Utah Jazz: 104-112

Brooklyn Nets-Memphis Grizzlies: 79-118

Minnesota Timberwolves-Chicago Bulls: 115-108

Dallas Mavericks-New Orleans Pelicans: 127-123 (në kohën shtesë)

Portland Trail Blazers-Washington Wizards: 125-104

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara