‘Lufta’ e shqiptarit për një vend titullari në ekipin madrilen (FOTO)

19:33 | 13 Gusht 2017

Keidi Bare është lojtari që do t’i shërbejë si transferim i ri Atletico Madridit për sezonin e ri, duke qenë se klubi spanjoll nuk mund të blejë lojtarë në këtë afat kalimtar.

Futbollisti shqiptar, i cili është produkt i Akademisë së Los Rojiblancos, pritet që të ketë minutazh më të madh nga Diego Simeone në sezonin e ri.

Të paktën kështu shkruan gazeta AS në kronikën për ndeshjen, në të cilën talentët e Atleticos triumfuan ndaj Leganesit.

Duke qenë se një ditë më parë skuadra kishte luajtur një tjetër ndeshje, këtë herë Simeone kishte fituar lojtarët e rinj dhe Bare ishte titullar.

Ai luajti për 45 minuta dhe zhvilloi një ndeshje shumë pozitive në fitoren 0-1, transmeton Panorama Sport.

Simeone e zëvendësoi në fundin e pjesës së parë duke qenë se i duhet forca e tij për ndeshjet e kampionatit spanjoll, duke qenë se e konsideron si një nga të duhurit për të ndihmuar skuadrën e në edicionin e ri.

Keidi Bare do të luftojë për vendin e tij te Atletico

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara