Lucas Vazquez refuzon largimin nga Real Madrid-i

08:01 | 15 Shtator 2020

Sulmuesi Lucas Vazquez, ka refuzuar të largohet nga Real Madrid-i.

Spanjolli ka pranuar një super ofertë nga Katari dhe ishte duke e shqyrtuar mundësinë e largimit, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Ellarguero, Vazquez e ka refuzuar këtë ofertë dhe do provojë të gjejë vetën në formacionin e Zinedine Zidane-s.

Pritet që këtë edicion Vazquez-i të luaj në krahun e mbrojtjes së djathtë pas Dani Carvajal-it ose Alvaro Odriozola-s.

Real-i këtë vikend përballet në udhëtim të Real Sociedad-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara