Liverpool shkatërron Evertonin

23:09 | 4 Dhjetor 2019

Liverpool ka mposhtur Evertonin me rezultat 5 – 2.

Ndeshja filloi me një intensitet shumë të lartë pasi në pjesën e parë u shënuan gjashtë gola, transmeton portali arbresh.info.

Serinë e golave e hapi Origi në minutën e gjashtë, 11 minuta më vonë Xherdan Shaqiri dyfishoi rezultatin, golin e tretë për vendasit dhe të dytin personal e shënoi Origi në minutën e 31-të ndërsa të katërtin e shënoi Mane në minutën e 45-të.

Derisa golin e parë për mysafirët e shënoi Keane në minutën e 21-të, ndërsa Richarlison shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin rastet e tyre, mirëpo rrugën drejt golit e gjetën vendasit në minutën e 90-të përmes Wijnaldum, gol i cili ishte i fundit në këtë ndeshje.

Liverpool vazhdon të jetë lider në Premierë Ligë me 43 pikë, tetë më shumë se Leicester që renditët në vendin e dytë, ndërsa Everton është në vendin e 18-të me 14 pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara