Liverpool mund ta transferojë Werner për vetëm 25 milionë euro

21:37 | 24 Shkurt 2020

Liverpool mund ta transferojë yllin e RB Leipzig, Timo Werner në fund të sezonit për vetëm 25 milionë euro.

Lideri momental i Premierë Ligës ka qenë i lidhur rregullisht me gjermanin dhe synojnë ta sjellin në “Anfield” në verën e ardhshme.

Mirëpo, sipas Sport1, klauzola e Werner me klubin gjerman është 25 milionë euro, andaj nëse paguhet kjo klauzolë lojtari është i lirë për tu larguar.

Gjermani është në formë të jashtëzakonshme me Leipzig dhe ka shënuar 27 gola duke kontribuar me tetë asistime në të gjitha garat.

Personalisht lojtari e ka konfirmuar admirimin që ka për “Reds” dhe trajnerin Jurgen Klopp.

Chelsea dhe United janë gjithashtu të interesuar, derisa thuhet se Real Madrid e Bayern Munich janë duke e monitoruar situatën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara