Liverpool mposhtë West Ham me përmbysje

22:53 | 24 Shkurt 2020

Liverpool me mjaftë vështirësi ka arritur ta korr fitore ndaj West Hamit.

“Reds” mposhtën West Ham me rezultat 3 – 2, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Wijnaldum zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë, ndërsa pas tre minutave Diop barazoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte Fornals që i kaloi mysafirët në epërsi, ndërsa Salah barazoi rezultatin në minutën e 68-të, kurse Mane në minutën e 81-të vulosi fitoren e kampionit të Evropës.

Pas kësaj fitore, Liverpool rikthen diferencën e 22 pikëve me dallim nga Manchester City që renditët në pozitën e dytë, ndërsa West Ham mbetet në pozitën e 18-të me 24 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara