Liverpool ‘kërcënon’ planet e City-t për Auoar

08:39 | 11 Maj 2020

Liverpool i është bashkuar garës për shërbimet e yllit të Lyon, Houssem Aouar.

Mesfushori ofansiv është i shumë kërkuar në këtë verë dhe thuhet se Manchester City është prioritet që disa muaj, transmeton portali arbresh.info.

Por, sipas L’Equipe edhe skuadra e Jurgen Klopp ka filluar interesimin.

Aouar pritet të largohet nga Lyon, pasi nuk janë në Ligën e Kampionëve shkaku që sezoni u ndërpre parakohe.

Kartoni i 21-vjeçarit prek shifrën e 50 milionë euro, vlerë e cila sapo të ofrohet, do pranohet nga Lyon sepse gjendje ekonomike e klubit nuk është siç ka qenë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara