Liverpool-i jep lajmin e hidhur, Van Dijk duhet operohet, rrezikon të humbasë sezonin

19:37 | 18 Tetor 2020

Liverpool-i ka konfirmuar se qendërmbrojtësi, Virgil van Dijk duhet të operohet në gju pas lëndimit në përballjen ndaj Everton-it.

Holandezi ka lënduar ligamentet në incidentin me portierin e rivalit lokal, Jordan Pickford, transmeton portali arbresh.info.

Van Dijk tani duhet të operohet, kurse shërimi nga ligamentet mund të zgjas mes gjashtë deri në 12 muaj.

Ky lajm shumë i keq për “Reds”, meqenëse lojtari ishte shtylla kryesore e mbrojtjes.

Mbetet të shihet nëse Van Dijk do arrijë të rikthehet para se të përfundojë edicioni 2020/21 dhe nëse gjatë janarit, kampioni i Anglisë do bëjë ndonjë transferim./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara