Liverpool heq dorë nga shitja e Shaqiri-t, lejon vetëm huazimin

13:53 | 2 Prill 2020

Liverpool do ta lejojë sulmuesin, Xherdan Shaqiri të largohet në formë huazimi.

Sipas Calciomercato, Roma është duke u munduar ta transferojë shqiptarin në formë huazimi me mundësi blerje.

Shaqiri që dy sezone është te “Reds” dhe ka bërë 40 paraqitje duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.

Në garë për Shaqirin është edhe Galatasaray e Sevilla, ky i fundit dëshiron ta blejë për 28 milionë euro.

Mirëpo, lideri momental i Premierë Ligës nuk mendon ta shesë shqiptarin, pasi pëlqehet nga Jurgen Klopp, por do ta lejojë huazimin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara